“NA FUTI TMERRIN”/ Klipi i ri i Gjikos po frikëson fansat (FOTO) – AlpeGossip
“NA FUTI TMERRIN”/ Klipi i ri i Gjikos po frikëson fansat (FOTO)

“NA FUTI TMERRIN”/ Klipi i ri i Gjikos po frikëson fansat (FOTO)

Këtë të diel Gjiko do të publikojë këngën e tij më të re “Distanca”, të cilën e promovoi duke publikuar një pjesë nga klipi.

Pjesë e këtij të fundit do të jetë edhe bashkëshortja e tij, moderatorja Elita Rudi, siç ishte paralajmëruar edhe më herët. Në klip dyshja paraqet një histori dashurie, që përfundon në mënyrë tragjike.

Fillimisht reperi shfaqet duke udhëtuar, ndërsa ndiqet nga një tjetër makinë, më pas shfaqet Elita e buzëqeshur dhe Gjiko i plagosur.

Por skena në fund të këtij inserti duket se i futi frikën të gjithë ndjekësve.

Pasi thotë “Lamtumirë”, Gjiko kryen vetëvrasje. Kjo skenë ka mërzitur disa fansa, të cilët shkruajnë se klipi do të ndiqet edhe nga fëmijë, që mund të ndjekin shembullin e tij.

 

 

Disa nga ndjekësit shkruanin se ishin të frikësuar nga inserti, ndërsa të tjerë e arsyetuan veprimin e reperit me martesën.