PAS MBIDOZËS/ Demi Lovato rikthehet në Instagram për herë të parë (FOTO) – AlpeGossip
PAS MBIDOZËS/ Demi Lovato rikthehet në Instagram për herë të parë (FOTO)

PAS MBIDOZËS/ Demi Lovato rikthehet në Instagram për herë të parë (FOTO)

Demi Lovato kaloi një verë që përfundoi në mënyrën më tragjike të mundshme, me një mbidozë fatale në shtëpinë e saj.

Pas rikuperimit në spital dhe rehabilitimit,  këngëtarja e hitit “Sober” ka bërë daljen e parë zyrtare në Instagram ku na tregon se ka votuar sot.

“Unë jam kaq mirënjohëse që jam në shtëpi për të votuar! Një votë mund të bëjë diferencën, prandaj sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet!” “Tani dilni dhe votoni !!!!” shkruan ajo në foton ku shfaqet duke hedhur votën e saj.

E veshur sportive me nëj xhaketë xhins dhe flokët e lëshuar, Demi u sigurua që të jeptë një mesazh për të gjithë votuesit, ndërsa na tregoi se gjendja e saj po rikuperohet.

Votuesit në Shtetet e Bashkuara zgjedhin të martën guvernatorët, përfaqësuesit dhe senatorët. Ata do të hedhin votën e tyre për 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, 35 anëtarë të Senatit dhe për dhjetëra guvernatorë.

Disa ditë më parë Demi, në dukje e shëndetshme u fotografua me mikun e saj Henry Levy për një darkë në Beverly Hills. Kjo nuk është hera e parë që Demi është parë në publik që pas mbidozës, duke na treguar kështu se rehabilitimi po ecën në hapat e duhur.