“I LIDHUR JAM, DASHURIA ËSHTË E BUKUR”/ Young Zerka flet hapur për Ronela Hajatin – AlpeGossip
“I LIDHUR JAM, DASHURIA ËSHTË E BUKUR”/ Young Zerka flet hapur për Ronela Hajatin

“I LIDHUR JAM, DASHURIA ËSHTË E BUKUR”/ Young Zerka flet hapur për Ronela Hajatin

Prej më shumë se tre vite, Ronela Hajati dhe reperi Young Zerka përfliten se janë në një lidhje dashurie, por kanë zgjedhur të mos e komentojnë në media.

Epo kjo ndryshoi mbrëmjen e sotme, pasi reperi i hitit “Nona” pranoi se është i lidhur dhe shumë i dashuruar në një intervistë për “Sevenbizz”.

“I lidhur jam, kokë e këmbë. Lidhje dashurie, dashuria është e bukur”, – u shpreh Zerka.

Edhe përse nuk përmendi emër, të gjithë e dimë se po flet për këngëtaren Ronela Hajati. Kjo e fundit është shprehur se ka dëshirë që publiku ta njohë për karrierën e saj muzikor, e jo për jetën private. Gjithsesi, Hajati ka thënë më herët se do të flasë kur të bëhet dasma, e cila do të jetë gjigande!