KËNGA “BYE BYE” BËRI NAMIN/ Për herë të parë në historinë e muzikës shqiptare! Tayna dhe Dafina firmosin super rekordin! (FOTO) – AlpeGossip
KËNGA “BYE BYE” BËRI NAMIN/ Për herë të parë në historinë e muzikës shqiptare! Tayna dhe Dafina firmosin super rekordin! (FOTO)

KËNGA “BYE BYE” BËRI NAMIN/ Për herë të parë në historinë e muzikës shqiptare! Tayna dhe Dafina firmosin super rekordin! (FOTO)

Nuk ka kaluar ende një vit që kur Tayna e Dafina bashkuan forcat duke na sjellë një nga bashkëpunimet më të bukura shqiptare.

Ato publikuan këngën e tyre të parë bashkë “Bye Bye” që bëri namin aso kohe dhe ndonëse kanë kaluar shumë muaj dhe hite të reja po dalin çdo ditë, kjo këngë nuk del nga moda.

Përkundrazi, vijon të dëgjohet shumë dhe madje ka arritur një rekord, duke numëruar mbi 50 milionë klikime. Në këtë mënyrë ky projekt bëhet bashkëpunimi me më shumë klikime mes dy femrash në muzikën shqiptare.

Kanë qenë vetë artistet ato që kanë ndarë lajmin e bukur me fansat në Instastory.

Disa javë më parë u përfol se dy vajzat do sjellnin një tjetër bashkëpunim me njëra-tjetrën, por ky lajm u hodh poshtë nga menaxheri i Taynës, i cili tha për iconstyle.al se një gjë e tillë nuk është në planet e afërta.

Sakaq, të dyja këngëtaret kanë qenë mjaft aktive në muzikë, Dafina duke punuar për albumin e ri “Dafinë moj”, kurse Tayna ka publikuar super hitin “BASS”.