Këngëtarja e shumë komentuar e showbizit, Adelina Tahiri siç dihet është në pritje të ëmbël dhe ajo e bashkëshorti i saj, Serjoza Markov do të bëhen me djalë.
Sigurisht që këtë periudhë, Adelina tregohet e kujdesshme me shëndetin dhe një kujdes të veçantë po shihet të ketë edhe bashkëshorti i saj.
Mbrëmjen e djeshme, avokati maqedonas ja ka çuar ushqimin në shtrat Adelinës.
Ajo ka postuar një foto ku shihet pjata e mbushur me fruta e duke treguar se ata për momentin ndodhen në Stamboll.
Adelina Tahiri dhe Serjoza Markov po udhëtojnë shumë, gjatë kësaj periudhe në vende të ndryshme të Europës e kjo shihet nga postimet e tyre, herë në Vjenë, herë në Bullgari e këto ditë në Turqi.
Thuhet se Adelina Tahiri dhe Serjoza Markov këtë vit kanë vendosur të bëjnë edhe një dasmë përrallore, por këtë lajm këngëtarja nuk e ka konfirmuar ende.