DIKUR ISHIN TË PANDARË/ Kriset raporti mes Ardian Bujupit dhe balerinës së njohur! Shkak bjondja misterioze? – AlpeGossip
DIKUR ISHIN TË PANDARË/ Kriset raporti mes Ardian Bujupit dhe balerinës së njohur! Shkak bjondja misterioze?

DIKUR ISHIN TË PANDARË/ Kriset raporti mes Ardian Bujupit dhe balerinës së njohur! Shkak bjondja misterioze?

Dikur TikTok-u i Ardian Bujupit dukej kështu:

 

Tani duket kështu:

Ndryshimi? Dikur postonte pafund me Sabrine Khan me të cilën është përfolur për një lidhje, tanimë ajo nuk duket askund. ‘Panorama Plus’ ka vënë re se dyshja prej kohësh nuk janë shoqëruar më bashkë.

Deri para disa javësh ata ishin të pandarë, duke u shfaqur kudo bashkë. Madje, këngëtari e merrte balerinën dhe modelen edhe në skenë nëpër koncerte apo performanca. Mirëpo, duket se diçka ka ndodhur mes tyre. Për më tepër, në postimet e fundit në Instagram ata nuk kanë shkëmbyer më ‘likes’ dhe komente, ndonëse vijojnë të ndiqen.

Nëse do merrnin parasysh këto indikacione në rrjetet sociale, mund të themi se gjërat mes tyre janë krisur sërish.

Kjo vjen disa javë pasi këngëtari u kap mat krah një bukurosheje bjonde duke ecur në Gjermani. “Panorama Plus” publikoi videon e filmuar në mbrëmje kur ata ecnin të pashqetësuar dorë për dore, teksa identiteti i vajzës misterioze nuk dihet ende. A kemi të bëjmë me një videoklip? Nga këto pamje nuk duket sikur po xhirohet diçka, por nuk përjashtohet si mundësi.

Ardiani është përfolur prej muajsh për një trekëndësh dashurie. Emri i tij është lakuar krah ish-konkurrentes së “Për’puthen” Jasmin Kadriu dhe balerinës.  I ftuar në ‘Prive’, Ardiani tha pak javë më parë se Jasminën e ka shoqe dhe takohen çdo herë që ai vjen në Tiranë. Po ashtu, u shpreh se nuk sheh për lidhje kur realizon videoklipe, referuar pjesëmarrjes së Jasminës në videoklipin e tij.

“E dashura ime duhet të jetë e dashur, e civilizuar, e respektueshme. Jasmina dhe Sabrine i çmoj të dyja dhe kam një lidhje shumë të mirë. Me Jasminën takohemi çdo herë kur vij në Shqipëri dhe e kam shoqe. Dasmën sidomos nënës sime kam qejf t’ia plotësoj si dëshirë, por duhet edhe të mos kem presion dhe të mendoj për veten. Jam dakord të krijoj familje, por ende nuk ka ardhur momenti.”-tha ai.