TALENTI MË I RI I FAMILJES/ Arbri flet për bashkëpunimin e tij të parë me Alban Skënderaj – AlpeGossip
TALENTI MË I RI I FAMILJES/ Arbri flet për bashkëpunimin e tij të parë me Alban Skënderaj

TALENTI MË I RI I FAMILJES/ Arbri flet për bashkëpunimin e tij të parë me Alban Skënderaj

Pak ditë më parë, Albani prezantoi talentin më të ri të familjes Skënderaj! Bëhej fjalë për vëllain e tij, Arbër Skënderaj,  i cili për të parën herë realizoi një produksion muzikor. 42-vjeçari zgjodhi të përkujtonte të ëmën e tij të ndjerë me një këngë në gjuhën italiane me titull “Brilla”.

Këngëtari i hitit “Duart Lart” nuk e fshehte dot krenarinë për të vëllain, sesi i vetëm ka arritur të realizojë, teksin, muzikën si dhe videon e këngës pa kërkuar asnjë ndihmë.

Por a do të kemi ndonjë bashkëpunim me dy vëllezërve?!

Gjatë një interviste telefonike me “Wake Up”, Arbër Skënderaj u shpreh se nuk e përjashton aspak si mundësi.

“Nuk është se e përjashtoj. Një bashkëpunim me Albanin do ta bëja, sigurisht nëse vjen natyrshëm, në mënyrë spontane.”- tregoi Arbri.

Nga ana tjetër, Arbri tregoi se edhe përse është një pasion i madh muzika dhe nuk do të heqë dorë nga rutina e përditshme.