“TA KTHEJ”/ E dashura ia kërkon publikisht Feros atë që i ka vjedhur (FOTO) – AlpeGossip
“TA KTHEJ”/ E dashura ia kërkon publikisht Feros atë që i ka vjedhur (FOTO)

“TA KTHEJ”/ E dashura ia kërkon publikisht Feros atë që i ka vjedhur (FOTO)

Reperi Fero nga Kosova është në një marrëdhënie romantike me modelen seksi Arbenita Ismajli dhe tashmë dyshja nuk e fsheh më dashurinë për njëri-tjetrin.

Çifti tregoi se lidhja e tyre në distancë është shumë e vështirë për çiftin e ri, pasi Ismajli jeton në Londër, por kjo nuk i pengon të takohen më shpesh, si udhëtimi i tyre i përbashkët në Gjermani pak kohë më parë.

Komentet në fotot e njëri-tjetrit duket se nuk mungojnë në asnjë postim. Dhe në imazhin e fundit të publikuar nga Fero në Instagram, partnerja e tij i bëri një kërkesë.

“Syzat”, shkroi Arbenita bashkë me emoji-t e tre zemrave, duke na lënë të kuptojmë se aksesori që mban reperi në këtë foto i përket asaj.

Përgjigja e Feros ishte: “T’i kthej” shoqëruar me emoji-n e një puthjeje.

Kaq mjaftoi që ndjekësit e reperit të vijonin me komentet për syzat, qoftë komplimente apo edhe kërkesa që Arbenitës t’i kthehen.