KJO SHENJË PLANIFIKON VDEKJEN TUAJ/ Ja si e shfaqni kulmin e zemërimit në bazë të shenjave të horoskopit – AlpeGossip
KJO SHENJË PLANIFIKON VDEKJEN TUAJ/ Ja si e shfaqni kulmin e zemërimit në bazë të shenjave të horoskopit

KJO SHENJË PLANIFIKON VDEKJEN TUAJ/ Ja si e shfaqni kulmin e zemërimit në bazë të shenjave të horoskopit

Të gjithë përballemi me gjëra që na zemërojnë që nga trafiku, deri tek kolegët e punës që s’i durojmë dot. Ne reagojmë në mënyra të ndryshme në situata të tilla dhe ajo që shenja zodiakale zbulon për temperamentit tonë na mëson edhe pse veprojmë ashtu në një stituatë stresuese.

Mos prisni që një Peshore të përballet me ju nëse është e zemëruar

Natyrshëm te ekuilibruara, peshoret dinë ta përmbajnë zemërimin dhe me shumë gjasa as do ta merrni vesh nëse i keni ofenduar ose jo. Ato janë ‘paqeruajtëset’ e shenjave dhe në përgjigthësi përpiqen të shmangin konfrontimet kur munden. Por nëse e gjeni veten në një debat me një Peshore, mos mendoni se do të jetë e lehtë për t’u fituar. Peshoret janë avokate të shkëlqyera dhe gjithmonë mund ta justifikojnë pozicionin e tyre.

Akrepët urrejnë me gjithë shpirt dhe po planifikojnë vdekjen tuaj të menjëhershme

Kujdes nga pickimi i akrepit. Akrepët preken në thellësi dhe shprehin shumë dominancë në marrëdhëniet e tyre. Nëse zemëroni një akrep, atëherë do të dilni menjëherë nga lista e tyre. Ata nuk zemërohen kollaj, por kur ndodh, arma e tyre është heshtja. Akrepët njihen për vetëkontrollin e tyre, kështu që nuk do t’jua përplasin në fytyrë nëse janë të zemëruar. Përkundrazi, bëhen komplotues. Nëse janë të zemëruar me ju, do të ishte më mirë të ecnit mbi një shtrat me qymyr të nxehtë se sa të ishit pranë tyre.

Shigjetarët do të hiqen sikur nuk ju njohin

Nëse një shigjetar përballet me ju, nuk bën mbrapa derisa t’i dalë e tija. Ata nxehen aq shumë sa mund të nxjerrin edhe gjëra ekstreme nga goja e me shumë mundësi do të shpërtheni në lot. Ka gjithashtu shumë shanse që shigjetarët t’ju nxjerrin nga jeta e tyre nëse ndihen të plagosur.

Nëse me Bricjapët shkoni shumë larg, përgatituni të mos i shihni më

Bricjapët njihen si persona të zellshëm dhe të përkushtuar në shpirtin e ekipit. Është e vështirë të shkaktosh një shpërthim emocional tek një bricjap, pasi ata janë njerëz që ruajnë qetësinë. Sidoqoftë, nëse i çoni shumë larg, mund të prisni një sulm verbal tronditës prej tyre që mund të shoqrohet edhe me fluturimin e disa objekteve në dhomë. Ata kanë gjithashtu të ngjarë t’ju lënë të kuptoni se nuk janë të çmendur, por ‘të zhgënjyer’. Të gjithë e dimë se dikush që ju thotë se është zhgënjyer nga ju, rëndon më shumë se po t’ju thotë që është i mërzitur me ju.

Një ujor do t’ju injoronte sa më gjatë të ishte e mundur

Si një shenjë e ajrit, Ujori është i vështrë për t’u nxehur. Nëse i keni zemëruar, mos u çudisni kur ata të ndërpresin të gjitha komunikimet me ju derisa të arrijnë të qetësohen dhe rivlerësojnë situatën. Nëse vini re se e kanë kaluar, mund të përpiqeni të hyni në komunikim me ta.

Peshqit si githmonë e marrin çdo gjë personale

Peshqit janë krijesa vulnerabël dhe emocionale. Nuk janë të duhurit për t’u bërë kritika, qoftë edhe konstruktive. Edhe pse janë thellësisht emocionalë, nuk reagojnë në mënyrë dramatike. Ata e mbajnë brenda zemërimin dhe ndërtojnë rreth vetes një spirale dyshimi. Luajnë kartën e ‘peshqve të vegjël të gjorë’, por që ndonjëherë ia vlen. Ata përpiqen madje t’ju manipulojnë duke ju bërë të ndiheni fajtorë për atë ç’ka i keni shkaktuar.