Bujar Qamili dhe Luana Vjollca së shpejti me 2 këngë, këngëtari: “Kam hall çfarë do të …” – AlpeGossip
Bujar Qamili dhe Luana Vjollca së shpejti me 2 këngë, këngëtari: “Kam hall çfarë do të …”

Bujar Qamili dhe Luana Vjollca së shpejti me 2 këngë, këngëtari: “Kam hall çfarë do të …”

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Mjeshtri i Madh i muzikës popullore, Bujar Qamili ka rrëfyer planet e tij për të sjellë këtë verë 2 këngë të ripërpunuara me prezantuesen e famshme Luana Vjollca.

Po përgatis një remix me 2 këngë me Luana Vjollcën. Po kam hallin si do vishem kur të realizojmë videoklipin. Unë e di si do vishet ajo, por kam hallin si do vishem unë, ishalla s’po më kërkon me u vesh me pantallona të shkurtra.

Këngëtari Bujar Qamili
I pyetur pse pikërisht një bashkëpunim i tillë me prezantuesen bukuroshe që së fundmi ka nisur të sprovojë veten edhe në fushën e muzikës, Qamili u shpreh se ishte një dëshirë e vetë Luanës.

Ideja dhe mendimi që më ka shfaq ajo është shumë interesant. Besoj do jetë një nga hitet e verës. Sot kisha me u taku me Luanën por ma keni marrë ditën ju. Kjo është thjesht për ti realizuar një dëshirë Luanës.