DUAN TË JETË NJË FËMIJË NORMAL? Travis dhe Kylie e rrethojnë Stormin me dhuratat luksoze (FOTO) – AlpeGossip
DUAN TË JETË NJË FËMIJË NORMAL? Travis dhe Kylie e rrethojnë Stormin me dhuratat luksoze (FOTO)

DUAN TË JETË NJË FËMIJË NORMAL? Travis dhe Kylie e rrethojnë Stormin me dhuratat luksoze (FOTO)

Kylie Jenner ka treguar se dëshiron që vajza e saj, Stormi, të rritet si një fëmijë normal, por siç duket është paksa e vështirë. Pak ditë më parë, vogëlushja festoi 1-vjetorin e lindjes dhe mori dhurata nga më luksoze nga firma “Gucci”, “Christian Louboutin” dhe “Channel”. Po si për të mos u mjaftuar me kaq, Kylie ka treguar se Travis sapo i ka blerë 1-vjeçares një varëse diamanti. Kylie ka publikuar në ‘Instagram’ një video të vogëlushes duke lëvizur nëpër shtëpi dhe nuk ka ngurruar të tregojë me krenari dhuratën e Travis.

Pavarësisht se ajo varëse ka kushtuar me mijëra dollarë, Stormit si fëmijë nuk i interesonte aspak ajo pjesë. Në fakt duke ditur se Kylie është 21-vjeçarja më e pasur dhe Travis po ashtu miliarder, nuk është çudi që Stormi të posedojë që në këtë moshë të tilla dhurata.