Simboli i shqiponjës i bërë nga Xhaka dhe Shaqiri në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë sensibilizoi shumë figura të njohura shqiptare.
Një ndër to është edhe modelja e famshme Emina Çunmulaj e cila është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram.
Ajo publikoi një video ku tregonte se së bashku me të bijën, Ellan, po shihnin ndeshjen ku luante Zvicra. Ajo e këshilloi vogëlushen të kthehet nga televizori e të shikojë futbollistët shqiptarë dhe më pas në një tjetër video vogëlushja shfaqet duke bërë me dy duar simbolin e shqiponjës.
Mirëpo, duket se ndjekësve të saj serbë nuk u ka pëlqyer ky veprim, e madje njëri prej tyre ka shpërthyer në të shara ndaj Eminës dhe shqiptarëve, duke e quajtur atë k*rvë.
Por modelja nuk ia ka përtuar dhe e ka quajtur një dështak injorant duke i publikuar edhe emrin.
Ajo i shkruan:
Injorant! Kur je një idiot, askush s’mund të të ndihmojë. Ky është një dështak që mendon se mund të ma prishë ditën. Jo shoku, unë thjesht do të të ekspozoj.”