Ayo mbërrin në Tiranë, ja mesazhi që jep për shqiptarët para koncertit – AlpeGossip
Ayo mbërrin në Tiranë, ja mesazhi që jep për shqiptarët para koncertit

Ayo mbërrin në Tiranë, ja mesazhi që jep për shqiptarët para koncertit

Këngëtarja me famë botërore, Ayo, ka mbërritur tashmë në Tiranë, me rastin e koncertit që do të mbajë sot në darkë të Amfiteatri i liqenit.

Pak para se të linte aeroportin e Rinasit, ylli i muzikës botërore ka dhënë një mesazh për të gjithë fansat në Shqipëri.

Përshëndetje! Unë jam këtu, jam në Tiranë. Jam shumë e lumtur. Shpresoj t’ia kalojmë bukur sonte”, thotë ndër të tjera këngëtarja.

AYO do të interpretojësot më datë 28, ora 20:00, te Amfiteatri i ri për të gjithë kryeqytetasit por edhe të ardhurit nga rrethet enkas për të.

Ajo njihet anembanë botës për zërin e saj unik dhe këngët që janë bërë hit në Shqipëri si, “WHO”, “Down on My Knees”, “Slow Slow” etj.