MALUMA FTON SHQIPTARËT/ Nga detajet e organizimit deri tek data, gjithçka është gati për koncertin (VIDEO-FOTO) – AlpeGossip
MALUMA FTON SHQIPTARËT/ Nga detajet e organizimit deri tek data, gjithçka është gati për koncertin (VIDEO-FOTO)

MALUMA FTON SHQIPTARËT/ Nga detajet e organizimit deri tek data, gjithçka është gati për koncertin (VIDEO-FOTO)

Këngëtari i njohur Maluma, do të mbërrijë në Tiranë me 14 mars, ku do të përformojë në “Sheshin Nënë Tereza”.  Artisti zgjodhi kryeqytetin e Shqipërisë si një nga destinacionet e tij te shumta për të zhvilluar turneun nëpër botë të quajtur “ Papi Juancho Tour”.

Koncerti i shumë pritur ishte planifikuar të zhvillohej në 14 mars të vitit 2020, por për shkak të pandemisë, u detyruan që shfaqja të shtyhej. Ndërkohë që data po afron, në sheshin e kryeqytetit duket se ka nisur dhe instalimi i skenës ku do të përformojë këngëtari Spanjoll.

Nëpërmjet një videoje Maluma ka përshendetur Tiranën dhe të gjithë fansat e tij ku i rikujton të mos mungoijnë në koncertin e tij.

“Si jeni njerëz, Tirana, unë jam Maluma baby, mos mungoni më 14 mars në “Papi Juancho Tour”, shihemi atje”– ka thënë ylli i hitit “Felices los quatros”.

VIDEO

Juan Luis Londoño Arias, i njohur profesionalisht si Maluma, i lindur më 28 janar 1994, është një këngëtar, kompozitor dhe aktor kolumbian. I lindur dhe i rritur në Medellín , ai zhvilloi një interes për muzikën në moshë të re dhe filloi të regjistronte këngë në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Ai publikoi albumin e tij debutues, ‘Magia’ , një vit më vonë në 2012.

Megjithatë, albumi i tij përparimtar ishte ‘Pretty Boy’, ‘Dirty Boy’ i vitit 2015 , i cili çoi në bashkëpunime të suksesshme me disa artistë. Ai publikoi ‘FAME’ në 2018, për sukses të mëtejshëm në industrinë e muzikës. Artisti e ndoqi suskesin me këngën ‘11:11’ në 2019, dhe ‘Papi Juancho’ në 2020.

Kënga e tij ” Hawái ” arriti të klasifikohej e treta në ‘Billboard Global 200’ dhe u bë  kënga e parë numër një në ,BillboardGlobal’. Muzikalisht, këngët e Maluma-s janë përshkruar si reggaeton , trap latin dhe pop .