Pak muaj më parë u bë e ditur se reperja e njohur Nicki Minaj ishte në një lidhje me Keneth Petty. Ajo ndihej më e lumtur se kurrë, sepse partneri i saj i jepte siguri dhe nuk e bënte të dyshonte.
Së fundmi 36-vjeçarja ka publikuar në ‘Instagram’, një video ku shihet shumë pranë me Keneth. Ai është shfaqur duke i përkëdhelur barkun dhe Nicki nuk ka vonuar ta pyesë pse po e bën këtë gjë, duke i bërë të gjithë fansat të mendojnë për një shtatzëni të mundshme të këngëtares.
Nicki gjithashtu ju drejtua të dashurit të saj duke e pyetur nëse ai do donte të kishin një fëmijë bashkë, ndërsa ai nuk hezitoi t’i përgjigjej se kjo gjë do të ndodhte shumë shpejt.
Mesa duket reperja është duke i përgatitur të gjithë ndjekësit për ndryshime të mëdha në jetën e saj.