Ronela Hajati e MOHOI, por ja çfarë thotë Young Zerka për lidhjen e tyre: Do të vazhdojmë akoma... - AlpeGossip
Ronela Hajati e MOHOI, por ja çfarë thotë Young Zerka për lidhjen e tyre: Do të vazhdojmë akoma…

Ronela Hajati e MOHOI, por ja çfarë thotë Young Zerka për lidhjen e tyre: Do të vazhdojmë akoma…

Prej kohësh është diskutuar shumë në media për këngëtaren Ronela Hajati dhe Young Zerkën, të cilët edhe pse janë përfolur prej kohësh se janë në një lidhje dashurie çdo gjë është mohuar nga ana e këngëtares që në intervistat ka treguar se në fakt ata janë thjesht miq shumë të mirë.

Mirëpo një foto ku Ronela Hajtati shfaqej me pushime në Santorini, ngriti sërish dyshimet e fansave se mes tyre ka diçka dhe kjo pasi në syzet e Ronelës shfaqej Zerka.

Ditën e sotme këngëtari ishte i ftuar në emisionin’ Fun Day’ me Fatma Methasanin. Ajo i ka treguar një foto ku shihet Ronela në Santorini dhe një foto ku Zerka shfaqet me të njëjtën veshje që ka djali në syzet e Ronelës.

Këngëtari u vendos në siklet dhe tregoi se nuk është ai, por Ronela ka qenë me shoqërinë e vetë në Santorini. Mirëpo moderatorja insistoi dhe i tha se dallohej qartë që djali në foto ishte ai dhe s’kishte pse ta mohonte.

“E di si është puna sa më shumë ta mohoni ju aq më shumë do luftojnë njerëzit që t’ju kapin mat”, i ka thënë moderatorja.

“Ne do vazhdojmë ta mohojmë “ ,tha këngëtari duke qeshur.

“Po pse e mohoni”, e ka pyetur moderatorja.

“Çdo gjë ka kohën e vetë” ka treguar këngëtari që më pas ka pohuar se mbase më vonë si dihet ata të dy mund të pranojnë diçka.

Ndër të tjera Zerka ka treguar se për momentin për ata të dy rëndësi ka puna dhe duan që fansat e tyre të jenë të fokusuar tek muzika dhe jo tek jeta e tyre private.