“ËSHTË E KATËRTA JAVË QË PO TURPËROHEMI”/ Ardit Gjebrea gati për të ndërprerë emisionin pas problemeve në skenë – AlpeGossip
“ËSHTË E KATËRTA JAVË QË PO TURPËROHEMI”/ Ardit Gjebrea gati për të ndërprerë emisionin pas problemeve në skenë

“ËSHTË E KATËRTA JAVË QË PO TURPËROHEMI”/ Ardit Gjebrea gati për të ndërprerë emisionin pas problemeve në skenë

Gjatë emisioneve “live” ka shumë të papritura dhe moderatorët kanë përgjegjësi t’i menaxhojnë në mënyrën e duhur.

Ardit Gjebrea u has me një të tillë gjatë emisionit “E diela shqiptare”, pasi një prej monitorëve në studio kishte një problem me audion.

Pas performancës së një 16-vjeçare në kategorinë “New Artist”, dëgjimi i vendimit të jurisë hasi si pengesë mungesën e audios në monitorin e studios.

Moderatori i njohur shqiptar i bëri thirrje teknikës që të kthente audion, pasi në këtë mënyrë nuk mund të vazhdonin.

“Nuk dëgjojmë opinionin e jurisë dhe nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të zgjidhet problemi, se është e katërta javë që po turpërohemi”, u shpreh Gjebrea.

Duke ruajtur qetësinë, moderatori vendosi që afrohej pranë jurisë për të dëgjuar vendimet e tyre.

“Nëse teknika nuk do të na përgjigjet, do të gjejmë zgjidhje”, tha Ardit Gjerbrea.

Por problemi zgjati vetëm pak minuta, pasi teknika e emisionit bëri të mundur kthimin e audios menjëherë.