“AI VETËM PINTE QUMËSHT”/ Mikela kundër Gertit: Banori i parë që do eliminohet në finale… – AlpeGossip
“AI VETËM PINTE QUMËSHT”/ Mikela kundër Gertit: Banori i parë që do eliminohet në finale…

“AI VETËM PINTE QUMËSHT”/ Mikela kundër Gertit: Banori i parë që do eliminohet në finale…

Gerti Koxha dhe Mikela Pupa ishin sot të ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku folën për katër finalistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Gerti u shpreh se në finalen e madhe në fund kokë më kokë do të ngelin Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes. Të njëjtin mendim ndan edhe Mikela, e cila shton se dëshiron që të fitojë shoqja e saj.

“Ai vetëm pinte qumësht...”/ Mikela kundër Gertit:

Por dy ish-banorët nuk ishin dakord me njëri-tjetrin kur thanë se si do të jetë radha që do dalin dy finalistët e tjerë nga shtëpia më e madhe në Shqipëri.

Sipas Gertit, e para do të dalë Dea dhe pastaj Kristi. Por Mikela mendon se Kristi do eliminohet i pari dhe më pas Dea.

Pjesë nga biseda:

Gerti: Pas Luizit vjen Efi, Kristi dhe Dea

Mikela: Luizi, Efi, Dea dhe Kristi

Gerti: Kristi ka qenë më shumë aktiv, ka krijuar situata.

Mikela: Ai pinte vetëm qumësht dhe flinte