“TI JE ME XHINSE DHE UNË JAM ME TUTA”/ Çfarë ‘sikleti’ i shkaktuan striptistet Luizit – AlpeGossip
“TI JE ME XHINSE DHE UNË JAM ME TUTA”/ Çfarë ‘sikleti’ i shkaktuan striptistet Luizit

“TI JE ME XHINSE DHE UNË JAM ME TUTA”/ Çfarë ‘sikleti’ i shkaktuan striptistet Luizit

Vëllai i Madh ka organizuar mbrëmë një festë beqarie për Luiz Ejllin, ku në shtëpi i kanë futur disa striptiste. Por jo vetëm kaq, pasi në “Big Brother VIP” rihynë edhe disa nga ish-banorët djem.

Këngëtari i njohur e ka shijuar shumë festën e tij të beqarisë, por herë pas here nuk harronte të kujtonte edhe partneren e tij, Kiara Tito. Ai teksa po kërcente, kthehej nga kamerat dhe thërriste emrin e saj si dhe i shprehte dashurinë.

Nga ana tjetër, duket se striptistet i kanë shkaktuar një ‘siklet’ Luizit, pasi në një moment dëgjohet teksa i thotë Lorencit:

“Ti je me xhinse po unë jam me tuta”.

Në ato momente, Luizi kishte pranë një vajzë që po bënte lëvizje mjaft sensuale dhe provokuese.