Pasi konfirmuan se kanë një pëlqim për njëri-tjetrin, Beatrix dhe Donald, qëndrojnë kudo bashkë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Puthjet e përqafimet nuk mungojnë në asnjë moment. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, teksa qëndronin të ulur jashtë së bashku me banorët e tjerë dhe dëgjonin muzikë, ata përjetuan edhe një moment romantik.
Teksa në sfond u dëgjua një nga këngët e këngëtarit të dashur për publikun, Alban Skënderaj, ata në një moment u ngritën dhe nisën të vallëzonin.
“Hajt çohuni e vallëzoni. Vallëzoni ju lutem. Na bëni të ëndërroni”, u thotë Arjola Donaldit dhe Beatrixës. Fillimisht qëndruan duke i kënduar njëri-tjetrit dhe duke u përqafuar, e më pas u çuan për të vallëzuar.
E teksa Donaldi dhe Trixa po kërcenin, banorët e tjerë i vështronin të lumtur.
“Sa bukur duken”, thotë Arjola kur ata po kërcenin bashkë dhe ajo vetë qëndronte pranë PM.
Kujtojmë se ditën e djeshme Beatrix tregoi në një bisedë me Sarah dhe Beniadën se ata janë stepur prej Semit, por fakti që Donaldi i ka dhënë dritën jeshile e ka bërë atë të ndihet më mirë.
“Unë personalisht rrushi, do kisha qenë në supersiklet, por dritën jeshile e kam marrë nga ai. Përderisa ai më ka dhënë aprovimin…”, tha këngëtarja.