2 VJETORI I PROPOZIMIT PËR MARTESË/ Afërdita Dreshaj kujton momentim magjik me Jakubin – AlpeGossip
2 VJETORI I PROPOZIMIT PËR MARTESË/ Afërdita Dreshaj kujton momentim magjik me Jakubin

2 VJETORI I PROPOZIMIT PËR MARTESË/ Afërdita Dreshaj kujton momentim magjik me Jakubin

Dy vite më parë lojtari i hokejt Jakub Kindl, i propozoi për martesë këngëtares dhe modeles shqiptare Afërdita Dreshajt. Propozimi përrallor ndodhi në Pragë, në një tarracë të mbushur me lule e qirinj.

Kindl i është ulur në gjunjë partneres duke i propozuar me një unazë diamanti. Sot janë bërë fiks dy vitë që nga ajo ditë, dhe Afërdita e ka rikujtuar si një ndër momentet më romantike, përmes një fotoje të publikuar në Instastory ku shihet pranë Jakubit. “Dy vite më parë të thashë po ty përgjithmonë”, ka shkruar ajo.