Moderatorja e njohur Dajana Shabani është prej kohësh në një histori dashurie me boksierin Kamer Maloku ndonëse janë përfolur shpesh për një ndarje të mundshme. Së fundmi moderatorja ka publikuar disa pyetje-përgjigje që ka zhvilluar me ndjekësit në Instagram dhe na ka lënë të kuptojmë se Kameri nuk i është besnik.
“Doja një mendim, kur ta dredh burri ç’duhet të bësh, t’i vesh duart apo t’ia kthesh në të njëjtën mënyrë?”, e ka pyetur një ndër ndjekësit e saj. Dajana ka treguar se ajo është mësuar të sillet me njerëzit, ashtu sic ata sillen me të, por jo nëse kjo i dëmton jetën. Po ashtu ka shtuar se nuk ka njohur asnjë mashkull besnik. “Oh më në fund dikush tha një sekret. Unë jam e parimit, që sillem sic më sillen, po nëse kjo do dëmtonte jetën tëndë, jo! PS: unë nuk njoh asnjë burrë besnik”, është përgjigjur Dajana.