"JU DUA"/ Prezantuesja shqiptare takon aktoren e serialit 'Kuzej Gynej' (FOTO) - AlpeGossip
“JU DUA”/ Prezantuesja shqiptare takon aktoren e serialit ‘Kuzej Gynej’ (FOTO)

“JU DUA”/ Prezantuesja shqiptare takon aktoren e serialit ‘Kuzej Gynej’ (FOTO)

Prezantuesja shqiptare, Arbnora Ademaj së shpejti do të bëhet pjesë e një filmi turk i cili është bazuar në një ngjarje të vërtetë. Në këtë serial do të luajë edhe një nga aktoret turke më të njohura për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për aktoren Semra Dinçer e cila luante rolin e Handanit, nënës së Kuzejit dhe Gynejit në serialin “Kuzey Guney”. Ajo gjithashtu ka luajtur edhe rolin e Rejhanit në serialin “Nusja nga Stambolli”.

“Kenaqesi e vecante të ju takoj ju, unë jam rritur duke i shikuar serialet ku luani ju dhe gjithmonë mbeteni e preferuara ime, një nga aktoret dhe skenaristet më të mira në Turqi Semra Dinçer ju dua”, shkruan Arbnora krah fotove me aktoren.

Në një intervistë së fundmi, Arbnora tregoi edhe sesi e fitoi rolin në filmin turk.

“Ishte takim i rastësishëm, i pëlqeva si fytyrë dhe kemi menduar të jemi pjesë e disa filmave që ata kanë në realizim e sipër. Ata po kërkonin një femër e cila ka ndikim në media, në rrjetet sociale, në pjesën e Ballkanit. Ishte e pabesueshme për mua, mendoja që ndoshta s’është e vërtet”, u shpreh Arbnora.