TREGON SI ËSHTË NJOHUR ME BASHKËSHORTIN E SAJ/ Aulona: Më tha je shumë simpatik… (FOTO) – AlpeGossip
TREGON SI ËSHTË NJOHUR ME BASHKËSHORTIN E SAJ/ Aulona: Më tha je shumë simpatik… (FOTO)

TREGON SI ËSHTË NJOHUR ME BASHKËSHORTIN E SAJ/ Aulona: Më tha je shumë simpatik… (FOTO)

Moderatorja Aulona Musta dhe bashkëshorti, Tomi ishin të ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në pesë”, intervista e tyre e parë së bashku në një studio televizive.

Ata kanë treguar se janë njohur nga një shok i përbashkët, në klub.

“Njohja ishte nga një shok i përbashkët. Në klub”, tha Tomi. “Ishte hera e parë që shiheshim, më tha je shumë simpatik, do të dashuroj direkt”, shtoi ai me shaka.

Ndërkohë, Aulona tregoi se njiheshin si fytyra dhe më parë. Dyshja thanë se marrëdhënia e tyre është shumë e mirë dhe me kalimin e kohës janë zbehur keqkuptimet dhe xhelozitë.