NË PRITJE TË ËMBËL/ Einxhel Shkira na tregon dhuratën e parë që ka marrë për bebin e saj! – AlpeGossip
NË PRITJE TË ËMBËL/ Einxhel Shkira na tregon dhuratën e parë që ka marrë për bebin e saj!

NË PRITJE TË ËMBËL/ Einxhel Shkira na tregon dhuratën e parë që ka marrë për bebin e saj!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Ditën e sotme Einxhel na ka treguar dhuratën e parë që ka marrë për bebin e saj dhe ka qenë nga një suportuese e madhe e saj dhe Dagzit, e cila i kishte blerë pasi çifti kishte dal nga ‘Big Brother’.

Dhurata e parë e bebit më ka ardhur nga një suportuese e madhe e jona, që jeton në Australi. E cila i kishte blerë sapo kemi dal nga ‘BB’ e inspiruar nga një bisedë e jona për bebe ndërkohë që sa ishim lidhur. Kur mi solli në verë zbuloi se sdo shkonin dëm sepse biseda e bebit po bëhej realitet

E teksa prezantuesja është mjaft aktive me postime në rrjete sociale për sa i përket jetës në çift dhe shtatzanisë, disa nga Instastory-t më të fundit në fakt nuk kanë të bëjnë me këto, por me një dedikim shumë të veçantë që bukuroshja ka bërë për të ëmën me disa fjalë vërtet prekëse.