SA ME FAT ZËRI I VOGËL/ Stërgjyshja i bën surprizën e bukur nga ekrani (VIDEO) - AlpeGossip
SA ME FAT ZËRI I VOGËL/ Stërgjyshja i bën surprizën e bukur nga ekrani (VIDEO)

SA ME FAT ZËRI I VOGËL/ Stërgjyshja i bën surprizën e bukur nga ekrani (VIDEO)

Një surprizë të veçantë ka marrë sot vogëlushi i Elita Rudit dhe Gjikos.

Gjiko së bashku me stërgjyshen e tij ishin sot pjesë e emisionit “Diçka po zihet” të Xheri Vulës, nënës së Ledri Vulës.

Gjyshja e Gjikos me siguri ndau sot ndonjë recetë sekrete gatimi, por nuk mungoi një surprizë për të voglin Zëri.

Ka qenë Elita ajo që ka ndarë videon e momentit kur stërgjyshja e Zërit këndonte një këngë për të live në emision.

Ndërkohë që stërgjyshja e Zërit këndonte, pranë qëndronte nipi i saj Gjiko i buzëqeshur dhe i emocionuar.

Me siguri kjo do të mbetet një ndër surprizat më të bukura nga ana e stërgjyshes për të voglin e familjes.