Një djalë i shëndetshëm i bekoi sot aktorët Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman duke i bërë prindër për herë të parë.
Lajmi u publikua nga mediat turke, që kanë zbuluar detaje nga lindja prej mjekëve të spitalit ku u prit fëmija i parë i çiftit.
Djali lindi në orën 5:12 të mëngjesit në një spital privat në Stamboll, me peshën 3 kilogramë e 285 gramë dhe gjatësi 50 centimetra.
Gjithashtu, bëhet i ditur edhe emri që Almeda dhe Tolga kanë zgjedhur për vogëlushin e tyre: Efehan.
Pak ditë më parë, Almeda postoi një foto në Instagram ku tregonte se në javën e 40-të të shtatzënisë, bënte joga “për qejf”.
Tolga dhe Almeda u martuan në shkurt të 2017-ës, pas rreth 3 viteve lidhje.