SHPËRTHEJNË KEQ POLEMIKAT/ Gratë 50 vjeçare zgjedhin veshjen bust (FOTO) – AlpeGossip
SHPËRTHEJNË KEQ POLEMIKAT/ Gratë 50 vjeçare zgjedhin veshjen bust (FOTO)

SHPËRTHEJNË KEQ POLEMIKAT/ Gratë 50 vjeçare zgjedhin veshjen bust (FOTO)

Veshja e supermodeles 50 vjeçare Helena Christensen në ditëlindjen e Gigi Hadid shkaktoi shumë polemika. Ajo kishte veshur një bust të zi, transparent dhe me tyl. Një veshje e tillë është vlerësuar si e papërshtatshme për një grua në moshën e saj. Kryeredaktorja e Vogue Alexandra  Shulman tha:

“Diçka që e vesh kur je 30 vjeç, nuk do të duket kurrë njësoj 20 vite më vonë, rrobat nuk gënjejnë.”

Rreth kësaj çështjeje reagoi edhe modelja 66 vjeçare Marie Helvin e cila u shpreh se askush nuk duhet të guxojë t’i tregojë një gruaje së çfarë të veshë.

“Nëse një grua ndihet mirë me një veshje, pse dreqin ajo nuk duhet ta veshë atë?”

“Unë u surprizova kur e mrekullueshmja Helena Christensen u sulmua nga një tjetër grua për faktin që veshi bust në një festë.

Busti nuk është në preferencat e të gjithëve , por në një festë ku tema kryesore ishte jeans, një bluzë e bardhë do të ishte e mërzitshme, unë do të bëja të njëjtën gjë”-u shpreh ajo.

Në mbështetje të supermodeles dolën edhe personazhe të tjera, duke u veshur njesoj si ajo.