SUPER FESTA E ERMAL FEJZULLAHUT/ Ja pesë gjërat e çuditshme që ndodhën gjatë ditëlindjes (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
SUPER FESTA E ERMAL FEJZULLAHUT/ Ja pesë gjërat e çuditshme që ndodhën gjatë ditëlindjes (FOTO+VIDEO)

SUPER FESTA E ERMAL FEJZULLAHUT/ Ja pesë gjërat e çuditshme që ndodhën gjatë ditëlindjes (FOTO+VIDEO)

Një super festë organizoi bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana me rastin e 30-vjetorit të këngëtarit. Fotot dhe videot e publikuara nga të ftuarit mbrëmjen e djeshme, e kallën Instagramin.

Festa u shndërrua në një koncert pasi thuajse të gjithë të ftuarit ishin këngëtarët e njohur të Kosovës, miq të Ermalit dhe Arianës, si Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Lyrical Son etj që performuan hitet e tyre më të fundit.

Kjo ditëlindje tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për nga vetë organizimi, por edhe për disa detaje që “Iconstyle.al” pikasi, dhe që mund t’i shihni më poshtë:

1.Ermal Fejzullahu i këndoi vetes për ditëlindje
Po, po! E bëri si burrat! Mori mikrofonin dhe këndoi “Shumë urime për veten”, teksa priste tortën në formë pianoje me Arianën.

2.Vetëm Ariana Fejzullahu e veshur me të bardha
Kodi i veshjes në festën e ditëlindjes ishte: All Black! (Të gjithë me të zeza) Por çuditërisht, Ariana, vetë organizatorja e festës e kishte thyer kodin dhe ishte veshur nga koka te këmbët me të bardha. A ishte kjo një mënyrë për të rënë në sy? Sigurisht. Ajo shkëlqente e gjitha.

 

3.Ledri Vula me të dashurën dhe ish-in në party
Ajo që na tërhoqi vëmendjen ne, ishte fakti që Ledri vijonte të filmonte ish-in Dafina Zeqiri, ndërkohë që e dashura e tij Sara ishte në krah. Me sa duket, kjo gjë nuk përbën një problem për Sarën, e cila me siguri e miraton marrëdhënien shoqërore të të dashurit me këngëtaren Dafina Zeqiri.

4.Po Gjiko ku e ka Elitën?
Në postimet e njëpasnjëshme të Ledrit në Instagram, nuk mungoi dhe një video me Gjikon. Reperi ishte i ftuar në festë, por sytë nuk na zunë gjëkundi partneren e tij, Elita Rudi.

Moderatorja thuhet se është shtatzënë, por ende nuk është konfirmuar gjë. Çifti madje do të martohej, por dasma u anulua pak ditë para, për shkak të zhurmës që po krijohej në media, gjë që dyshes nuk po i pëlqen aspak.

5.Ermal Fejzullahu qenka 30 vjeç?
Duke e pabesueshme pasi jemi rritur me këngët e tij. Por Ermal Fejzullahu e ka nisur herët karrierën e tij muzikore, që kur ishte 6 vjeç. Këngëtari është martuar vetëm 20 vjeç dhe ka tre fëmijë me gruan e ëndrrave të tij, Arianën.