E RËNDË/ Vëllai i anëtarit të “Backstreet Boys”: Jam përdhunuar nga motra ime dhe jo vetëm - AlpeGossip
E RËNDË/ Vëllai i anëtarit të “Backstreet Boys”: Jam përdhunuar nga motra ime dhe jo vetëm

E RËNDË/ Vëllai i anëtarit të “Backstreet Boys”: Jam përdhunuar nga motra ime dhe jo vetëm

Reperi amerikan Aaron Carter pretendon se në fëmijëri është përdhunuar nga motra e tij e ndjerë, Leslie gjatë kohës që kjo e fundit nuk merrte mjekimin që i duhej. Po kështu, sipas një postimi të tij në Twitter, 31-vjeçari është abuzuar edhe nga vëllai.

“Motra ka abuzuar seksualisht me mua nga mosha 10 deri në 13-vjeçare. Po kështu jam përdhunuar edhe nga balerinët e mi, kur isha 8 vjeç. Edhe vëllai ka abuzuar me mua gjithë jetën”, shkruan Carter.

Më tej, reperi shprehet:

“I kam kaluar 15 vitet e jetës sime duke u përfshirë në terapi kundër abuzimit dhe përdhunimi, Jam përfshirë në ulje-ngritje të shumta dhe vazhdoj ende të punoj për shëndetin tim mendor.”

Ylli i muzikës shpjegoi arsyen përse e motra, Leslie, e cila vdiq nga mbidoza në 2012-n, kreu të tilla akte ndaj tij.

“Motra vuante nga bipolariteti dhe merrte litium për t’u trajtuar. Kurrë nuk e pëlqeu mënyrën se si litiumi e bënte të ndihej dhe gjatë kësaj kohë bënte gjëra që kurrë s’do donte t’i bënte vërtet.”

Ndërkohë vëllai i tij 39-vjeçar, Nick, anëtar i grupit “Backstreet Boys”, e cilësoi atë si të rrezikshëm për familjen duke u shprehur se Aaron kish’ fantazuar për vrasjen e gruas së tij shtazënë. Po kështu, vëllai shtoi se ajo çfarë e trembte më shumë ishte fakti që Aaron zotëron lejen e nevojshme për të mbajtur armë dhe se së fundmi ishte fotografuar me një të tillë në shtëpinë e tij.