“KUJDES SE MUND T’JU RRËMBEJ ZEMRËN”/ Adrian Gaxha sapo dëshmoi se është i dashuri i ëndrrave të çdo vajze (FOTO) – AlpeGossip
“KUJDES SE MUND T’JU RRËMBEJ ZEMRËN”/  Adrian Gaxha sapo dëshmoi se është i dashuri i ëndrrave të çdo vajze (FOTO)

“KUJDES SE MUND T’JU RRËMBEJ ZEMRËN”/ Adrian Gaxha sapo dëshmoi se është i dashuri i ëndrrave të çdo vajze (FOTO)

Adrian Gaxha këngëtari i njohur shqiptar e ka treguar gjithmonë dashurinë e tij për kafshët. Ai shpesh poston foto dhe video me kafshë, kryesisht me qenin e tij.

Ditën e djeshme këngëtari nga Maqedonia duket se është revoltuar pasi ka gjetur në rrugë një qen të dëmtuar rëndë nga një automjet.

Ai pasi e ka marrë qenushin dhe e ka dërguar në një klinikë veterinare e ka fotografuar dhe ka shprehur zemërimin ndaj aksidentit të qenit .

“Ndonjë idiot e ka shkelur këtë zemrën e vogël me makinë dhe ka vazhduar rrugën sikur nuk ka ndodhur asgjë duke e lënë të vdesë ….Kaq shumë mungon vetëdija tek këta njerëz”? – ka shkruar Gaxha mbi fotot e postuara me qenin e sëmurë.

“naj idiot e ka shkel ket loqk e vogel me kerr edhe ka vazhdu drejt sikur mos mu ndodh kurgjo e ka lon me dek si berllok…wtfff! a qaq me mungu vetedija te do njerez a?!!” shkruan Adriani.

 

 

Pas kësaj dhembshurie dhe përkujdesi për kafshët me siguri Adriani ka rrembyer edhe më shumë zemrat e vajzave , duke treguar se mund të ishte i dashuri ideal i çdo vajze.