Zbuloni 11 suplementet që lehtësojnë menopauzën tek gratë - AlpeGossip
Zbuloni 11 suplementet që lehtësojnë menopauzën tek gratë

Zbuloni 11 suplementet që lehtësojnë menopauzën tek gratë

Menopauza shkakton një sërë shqetësimesh tek gratë për shkak të ndryshimeve hormonale. Gratë në menopauzë mund të përjetojnë ndryshime të menjëhershme të humorit, rritje të temperaturës së trupit dhe ulje të saj brenda disa minutave, dobësim të kockave, dhimbje të kokës, ndjesinë e mbytjes, oreks të tepruar etj.

Sipas disa të dhënave të cilat ende nuk janë vërtetuar shkencërisht, mendohet se ekzistojnë disa suplemente që lehtësojnë simptomat e menopauzës.

Farat e linit lehtësojnë djersitjen gjatë natës
Farat e linit, si dhe vaji i linit, mund të ndihmojnë femrat që përjetojnë një menopauzë të vështirë. Ato ndihmojnë në balancimin e hormoneve.

Kaliumi parandalon dobësimin e kockave
Gjatë periudhës së menopauzës dobësimi i kockave kthehet në një problem serioz te femrat. Në këtë periudhë konsumimi i kalciumit është shumë i rëndësishëm. Femrat nën 51 vjeç duhet të marrin 1000 miligram kalcium në ditë, ndërsa femrat 51 vjeçe e sipër duhet të marrin 1200 miligram në ditë. Këshillohet që kaliumi të merret nga ushqimet.

Tërfili i kuq popullor, por i paprovuar
Shumë femra përdorin tërfilin e kuq duke shpresuar se estrogjeni që përmban kjo bimë natyrore do t’i lehtësojë simptomat e menopauzës. Por, rezultatet e kërkimeve janë të përziera.

Vitamina D. Merrni rreze dielli
Vitamina D është aq e rëndësishme, sa edhe kalciumi për shëndetin. Pa vitaminë D, trupi juaj nuk mund ta absorbojë kalciumin. Vitamina D është e pranishme në shumë ushqime dhe suplemente, por ka edhe një tjetër burim, diellin.

Patatja e ëmbël e egër, alternativa për hormone
Ilaçet apo kremrat që përgatiten prej disa elementeve të patates së ëmbël të egër janë të njohura si një alternativë në terapitë hormonale për menopauzën. Disa nga përbërësit hormonalë të patates së ëmbël të egër janë të ngjashme me estrogjenin apo progesteronin. Por, studimet mjekësore akoma nuk kanë rezultate përfundimtare që tregojnë se ato lehtësojnë simptomat e menopauzës.

Xhinxheri, përmirëson humorin
Sipas të dhënave të marra nga disa studime mendohet se përbërësit e xhinxherit mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës gjatë menopauzës. Mendohet se ai ndihmon në përmirësimin e humorit dhe të gjumit.

DHEA, hormoni i rinisë
Pas moshës 30 vjeç niveli natyral i hormonit DHEA në trupin tonë bie. Disa studime kanë zbuluar se suplementet me përmbajtje nga ky hormon mund të lehtësojnë simptomat e menopauzës, si: libido e ulët apo rritja e menjëhershme e nxehtësisë së trupit. Ndërkohë që të dhëna të tjera janë shqetësuese, pasi sipas tyre përdorimi i dozave të larta të DHEA mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit.

Soja, ushqimi mrekulli?
Femrat me menopauzë në Amerikë janë më të predispozuara të kenë rritje të menjëhershme të nxehtësisë së trupit sesa ato në vendet Aziatike. A mund të jetë përdorimi i sojës në dietën aziatike që e shpjegon këtë diferencë? Ndoshta.
Mendohet se përbërësit e sojës lehtësojnë simptomat e menopauzës, edhe pse kërkimet akoma nuk kanë nxjerrë një rezultat përfundimtar.

Përdorini suplementet në mënyrë të zgjuar
Konsultohuni me mjekun apo farmacistin për suplementet që ju përdorni pasi ato mund të kenë efekte anësore. Duke u kombinuar me medikamente të tjera që ju përdorni në këtë periudhë, ato mund të kundërveprojnë dhe ta përkeqësojnë situatën apo mund të shkaktojnë reaksione alergjike.