Shihni shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë dëshpërimisht për vitaminë D – AlpeGossip
Shihni shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë dëshpërimisht për vitaminë D

Shihni shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë dëshpërimisht për vitaminë D

Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë që ndikon shumë në sistemet e trupit tonë.

Ne normalisht e marrim këtë vitaminë nga ushqimet, shtojcat dhe rrezet e diellit, por kur diçka shkon keq dhe ne përballemi me mungesën e vitaminës D, trupi na sinjalizon menjëherë.

Ja disa nga shenjat më të zakonshme:

1. Djersitja e kokës
Ka një sërë simptomash që mund të tregojnë se niveli i vitaminës D është i ulët. Literatura shkencore përshkruan djersitjen e tepruar si një nga shenjat e hershme të mungesës së kësaj vitamine. Një nga simptomat jo shumë të dukshme e mungesës së vitaminës D tek të rriturit është djersitja e tepërt e kokës në krahasim me pjesën tjetër të trupit. Nëse koka juaj djersitet shumë kjo mund të lidhet me mungesën e vitaminës D në trupin tuaj dhe mund t’ju duhet të konsultoheni me mjekun sa më parë.

2. Dhimbje kockash
Mungesa e vitaminës D mund të dëmtojë aftësinë e trupit për të vënë kalcium në indet e eshtrave, të cilat mund të çojnë në osteomalacia ose dobësim të eshtrave. Një mangësi e vitaminës D mund të shoqërohet me dhimbje të ndryshme në veçanti, me dhimbje të kockave. Rekomandohet të sigurohet marrja e përditshme e sasisë së nevojshme të Vitaminës D për të shmangur dhimbjen e kockave, frakturat dhe sëmundjet e lidhura me të si osteoporoza.

3. Dhimbje muskulore
Vitamina D prek jo vetëm eshtrat tona, por edhe muskujt tanë. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë dhimbje të forta muskulore, dobësi, masë të zvogëluar të muskujve dhe shërim të dobët të muskujve pas një aktiviteti fizik të fortë. Nivelet e ulëta të vitaminës D gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje kronike të përhapura në trup, që është një nga simptomat kryesore të fibromialgjisë.

4. Një sistem imunitar i dobët
Vitamina D luan një rol të madh në mbështetjen e sistemit imunitar. Pa dijeni, mjekët filluan të përdorin këtë vitaminë për të trajtuar infeksionet shumë kohë më parë, para se të zbuloheshin antibiotikët. Pacientët e tuberkulozit për shembull, u dërguan në sanatoriume ku ishin të ekspozuar ndaj dritës së diellit, të cilat siç mendonin mjekët, vranë drejtpërdrejtë infeksionin. Pra, nëse vuani nga infeksione të shpeshta virale, niveli i ulët i vitaminës D mund të jetë arsyeja.

5. Lodhja dhe dobësia
Shpesh tentojmë t’ia atribuojmë lodhjen dhe dobësinë mënyrës së jetesës dhe mungesës së gjumit. Megjithatë, rezulton se mungesa e vitaminës D në trup mund të jetë një faktor gjithashtu. Simptomat e lodhjes reduktohen ndjeshëm pas normalizimit të nivelit të vitaminës D.

6. Shërim i ngadaltë i plagës
Nëse plagët tuaja shërohen ngadalë (sidomos nëse keni diabet), kushtojini vëmendje nivelit të kësaj vitamine në trupin tuaj.

7. Rënie të flokëve
Ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë humbjen e flokëve dhe mungesa e vitaminës D është njëra prej tyre. Vitamina D luan një pjesë integrale në procesin e rritjes së flokëve dhe mund të përdoret si një shtojcë që synon trajtimin e humbjes së flokëve.

8. Ankthi dhe depresioni
Vitamina D është një vitaminë unike që ndikon shumë pjesë të trupit tonë, duke përfshirë edhe trurin. Pasi vitamina konsumohet nga ushqimi ose sintetizohet në lëkurën tonë, ajo liron neurotransmetues si dopamin dhe serotonin që ndikojnë në funksionimin e trurit. Sipas shkencëtarëve, mungesa e vitaminës D mund të çojë në ankth, depresion dhe madje mund të lidhet me sëmundjet mendore duke përfshirë skizofreninë.

Nëse keni ndonjë nga shenjat e mungesës së vitaminës D, planifikoni një vizitë tek mjeku juaj i cili do të vlerësojë nivelin e kësaj vitaminë në trupin tuaj dhe do t’ju përshkruajë dozën e nevojshme të vitaminës D.