SO TË DASHURUAR/ Anna Lika dhe Drilon Hoxha urreheshin dikur (VIDEO) – AlpeGossip
SO TË DASHURUAR/ Anna Lika dhe Drilon Hoxha urreheshin dikur (VIDEO)

SO TË DASHURUAR/ Anna Lika dhe Drilon Hoxha urreheshin dikur (VIDEO)

Producenti Drilon Hoxha dhe aktorja e njohur shqiptare Annais Lika ishin sot të ftuar te “Rudina”, për të folur për projektin e tyre më të ri kinematografik.

“Shkëmbimi” quhet filmi i ri dhe i tretë i Drilonit, i cili këtë herë vjen jo vetëm si skenarist dhe producent por edhe si aktor kryesor.

Në film ai do të jetë i dashuruar me një vajzë pasanike që është Annais dhe të dy do të luajnë rolet e Lonit dhe Melisës.

Por ndonëse sot janë shumë miq të mirë, Anna ka treguar se dikur urreheshin me Drilonin:

“Urreheshim në fillim! Ai thoshte ‘Booo këtë nuk e duroj dot’! Kushedi si i dukesha unë e llastuar. Në fund të produksionit përfunduam që të ishim miq me njëri-tjetrin”.

Të ngacmuar nga Rudina për kiminë e madhe mes tyre dhe njohjen prej vitesh tashmë, Driloni dhe Anna insistuan se janë vetëm miq!

Madje Driloni zbuloi se është në një lidhje, ndërsa Anna preferoi të mos zbulonte gjë akoma për jetën e saj private.

View this post on Instagram

#😂😂 @drilonhoxha

A post shared by 𝐀 𝐍 𝐍 𝐀 𝐈 𝐒 (@anna_lika) on