E NJOHIM SI MODERATORE/ Arjola Shehu sapo na zbuloi talentin e saj të fshehtë – AlpeGossip
E NJOHIM SI MODERATORE/ Arjola Shehu sapo na zbuloi talentin e saj të fshehtë

E NJOHIM SI MODERATORE/ Arjola Shehu sapo na zbuloi talentin e saj të fshehtë

Moderatorja e njohur Arjola Shehu është mjaft aktive në rrjetet sociale, të cilat janë bërë të pandashme pothuajse për të gjithë. Ajo publikon vazhdimisht foto ose video nga përditshmëria, emisionet e gjithçka tjetër.

Ndryshe nga fotot e postuara zakonisht, Arjola ka hedhur së fundmi një foto të saj shumë spontane, e cila i është bërë pa dijeninë e saj. Në foton në fjalë ajo shihet duke shkruar në një bllok shënimesh dhe moderatorja ka treguar se ‘kjo është ajo’, duke zbuluar kështu se ka një pasion për shkrimin.

“Në gjithë larminë e fotove të bukura që qarkullojnë në ‘Instagram’, herë të fotoshopuara e herë të zbukuruara, unë sot vendosa të nxjerr një foto të papërpunuar, por që më përshkruan më mirë se çdo gjë tjetër…Kjo jam unë! Ndoshta një ditë do e shihni dhe ju. Foto është bërë pa dijeninë time, ndoshta prandaj më pëlqeu aq shumë”, ka shkruar ajo krahas fotos.