“ËSHTË MENDJEMADHE”/ Sot mikesha të ngushta por Liesa nuk e duronte dot Kiarën (FOTO) – AlpeGossip
“ËSHTË MENDJEMADHE”/ Sot mikesha të ngushta por Liesa nuk e duronte dot Kiarën (FOTO)

“ËSHTË MENDJEMADHE”/ Sot mikesha të ngushta por Liesa nuk e duronte dot Kiarën (FOTO)

Kiara Tito dhe Liesa Haxhiasllani janë njohur në studion e Top Channel teksa së bashku kanë prezantuar emisionin rinor “Select”. Përpos bashkë prezantuese, ato u bënë edhe shumë shoqe me njëra-tjetrën. Madje sot moderatoret kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën dhe gati-gati janë bërë të pandashme.

Të dyja bukuroshet ishin të ftuara në “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel ku kanë treguar se Liesa në fillim nuk e ka pëlqyer aspak Kiarën.

“Siç e kam përmendur në fakt Kiarën nëse nuk e njeh të jep përshtypjen e një vajze që nuk ka qejf që t’i afrohen shumë njerëz, ka ato mendimet e veta e është pak mendjemadhe. Një pjesë e madhe e njerëzve e kanë krijuar atë mendim për atë. Kur e njohin më pas, kanë komplet tjëtër mendim dhe përshtypje”, është shprehur Liesa.