I TREGONTE FUNDIN E LIBRAVE/ Shkencëtari godet me thikë kolegun (FOTO) – AlpeGossip
I TREGONTE FUNDIN E LIBRAVE/ Shkencëtari godet me thikë kolegun (FOTO)

I TREGONTE FUNDIN E LIBRAVE/ Shkencëtari godet me thikë kolegun (FOTO)

Një shkencëtar është vënë nën akuzë për tentativë vrasjeje në Antarktidë, pasi qëlloi me thikë kolegun e tij për një arsye tejet ironike.

Inxhinieri shkencor Sergey Savitsky, 55 vjeç, u “tërbua” dhe goditi kolegun Oleg Beloguzov, 52 vjeç, me një thikë kuzhine, pasi i tregonte gjithmonë se si përfundonin historitë në libra.

Mendohet, se ky është rasti i parë që një njeri akuzohet për vrasje në tentativë në Antarktidë.

Burrat kishin kaluar katër vite të ashpra në stacionin e izoluar Bellingshausen të Rusisë, King George Island, pjesë e grupit ishullor të Shetlandit.

Hetuesit rusë janë duke hetuar një version të ngjarjes, në të cilat të dy burrat u bënë lexues të “thekur”, për të kaluar orët e vetmuara në objektin e largët.

Por Savitsky u tërbua që Beloguzov “vazhdoi t’i tregonte kolegut të tij përfundimet e librave para se t’i lexonte ato”.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në kujdesin intensiv në Kili, pasi thika kishte prekur zemrën e tij.

Sulmuesi i dyshuar u deportua në qytetin e dytë më të madh rus të Shën Petersburgut, ku u arrestua menjëherë dhe filloi një hetim penal.

I plagosuri:

Autori