TË MARTUAR JASHTË “PËR´PUTHEN”? Ledjana dhe Riniani përballen me akuzat: Nuk kam… – AlpeGossip
TË MARTUAR JASHTË “PËR´PUTHEN”? Ledjana dhe Riniani përballen me akuzat: Nuk kam…

TË MARTUAR JASHTË “PËR´PUTHEN”? Ledjana dhe Riniani përballen me akuzat: Nuk kam…

Këto ditë në media kanë qarkulluar fjalë të shumta e akuza të forta për dy konkurrentë të emisionit “Për’Puthen”, Ledjanën dhe Rinianin.

Të dy konkurrentët u vunë përballë akuzave se kishin secili nga një martesë përkatëse jashtë emisionit.

Sipas thashethemeve, Ledjana është e fejuar dhe se partneri i saj ndodhet në burg në Belgjikë.

Gjithashtu, u tha se Riniani ishte i martuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa këtë gjë s’ia kishte treguar emisionit.

Sonte, gjatë transmetimit të “Për’Puthen Prime”, Ledjana dhe Riniani u përballën me këto akuza, duke i mohuar të gjitha fjalët.

Ledjana tregoi se nuk kishte asnjë marrëdhënie të lënë pezull jashtë dhe deklaroi se vazhdonte të ishte beqare. Madje, në letra ajo figuronte ende si pjesëtare e familjes së saj në Rrëshen.

Po ashtu edhe Riniani tregoi certifikatën e tij duke vërtetuar që ishte beqar.

“Nuk kam qenë as nuk jam i martuar”- u shpreh ai, duke treguar se fëmija që kishte qarkulluar në foto ishte vajza e mikut të tij.

Mirëpo, rasti i Ledjanës nxiti debate të ashpra në emision mes opinionistëve, pasi Meridiani akuzoi Ledjanën se ajo nuk po tregonte të vërtetën, pasi ai po dyshonte se konkurrentja kishte një marrëdhënie jashtë emisionit.

Fjalët e tij ai i bazoi në veprimin e fundit të Ledjanës gjatë takimit me Mevlanin, pasi ajo u nervozua kur produksioni i transmetoi momentin e përqafimit me ‘kamera të fikura’.

Konomi iu kthye ashpër Ramçajt, duke u shprehur se jo çdo dyshim mund të kthehej në akuzë për një vajzë, e cila u shpreh vetë se është beqare dhe s’ka asnjë marrëdhënie jashtë emisionit.

Arjani, Meridiani dhe Fatma debatuan me tone mjaft të ashpra me njëri-tjetrin, duke krijuar tension në studio.