“Shpirt”, Gjiko habitet me fjalët që i thotë Dj Blunt – AlpeGossip
“Shpirt”, Gjiko habitet me fjalët që i thotë Dj Blunt

“Shpirt”, Gjiko habitet me fjalët që i thotë Dj Blunt

Më shumë se një javë më parë, reperi Gjiko dhe DJ Blunt u vunë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të një sherri që nisi qëkurse Blunt postoi në Instagram një video ku ofendonte rëndë reperin.

 

Por mbrëmjen e sotme, i ftuar në ‘Xing me Ermalin’, Gjiko ka parë një tjetër video ku “Blunt” fliste për të, që e ka lënë pa fjalë.

 

Në videon në fjalë, ai i referohej Gjikos duke i thënë “shpirt” e fjalë të tjera të përzemërta, mirëpo janë dashur pak momente për t’u kuptuar se videoja në fjalë ishte një modifikim i videos origjinale të postuar nga DJ Blunt, e krijuar enkas për të krijaur një situatë komike në studion e emisionit. /Xing.al/