''UNË, NJË ISH-SKLLAVE SEKSI E JEFFREY EPSTEIN''/ Çfarë thotë gruaja që po trondit Amerikën (FOTO) - AlpeGossip
”UNË, NJË ISH-SKLLAVE SEKSI E JEFFREY EPSTEIN”/ Çfarë thotë gruaja që po trondit Amerikën (FOTO)

”UNË, NJË ISH-SKLLAVE SEKSI E JEFFREY EPSTEIN”/ Çfarë thotë gruaja që po trondit Amerikën (FOTO)

Dokumente sekrete për miliarderin Jeffrey Epstein, i cili besohet të ketë vrarë veten në burg të shtunën e kaluar, u lanë të lira një ditë para vdekjes së tij.Ndër faqet e dokumenteve që janë hequr nga sekreti janë emrat e disa prej burrave të pasur dhe të fuqishëm – politikanë, manjatë dhe të tjerë – të cilët akuzohen për shfrytëzim seksual të vajzave të mitura me Epsteinin.

Hetimi, tani pas vdekjes së tij, me siguri do të përqëndrohet tek ata që dyshohet se e kanë ndihmuar atë që të shfrytëzojë seksualisht vajzat e mitura, ose që kanë marrë pjesë vetë në të.Ky hetim mund mendohet se mund të fajësojë disa nga njerëzit më të fuqishëm dhe më të pasur të Amerikës.

E para nga këto është 58-vjeçarja britanike Gislan Maxwell, vajza e manjatit të mediave Robert Maxwell, që ishte, sipas akuzave, bashkëpunëtorja e tij kryesore në rekrutimin dhe skllavërimin evajzave të mitura.Një ish-shërbëtore në një rezidencë të Epsteinit në Florida, e përshkroi Gislan Maxwell si një “zonjë shtëpie”.

Dokumentet gjyqësore në fjalë rrodhën nga një padi private e ngritur nga viktima e Epsteinit, Virginia Geoffrey Roberts kundër Mawwell.Në një proces gjyqësor të paraqitur në vitin 2015, ajo pretendon se ishte një prej kontigjenteve  të “skllaveve të seksi” të Epsteinit dhe se u dhunua nga Epstein dhe partnerët e tij në vilat e tij në New York, New Mexico, Florida, si dhe ishullin e tij privat në Karaibe, me nofkën “Pedofil Island” ose “Orgy Island”.

Dëshmia e Geoffrey përmend gjithashtu disa nga partnerët e Epsteinit në krim: Senatori George Mitchell, ish-guvernatori i New Mexico-s Bill Richardson, shkencëtari i ndjerë i MIT, Marvin Minsk, si dhe Princi britanik Andrew.Asnjë prej tyre nuk është akuzuar zyrtarisht, të paktën jo ende, dhe të gjithë mohojnë pretendimet e bëra prej saj.

Ajo përmend se është përdhunuar nga “një princ” dhe një “president i huaj”, por që nuk jua kujton emrat e tyre.

“E gjithë jeta ime ka qenë për të kënaqur këta burra dhe për t’i bërë të lumtur Gislan dhe Jeffrey. E gjithë jeta e tyre është sjellë rreth seksit”, u tha ajo avokatëve në dëshminë e saj.

Ajo ishte e detyruar të merrte pjesë në një “orgji me shumë vajza të tjera të mitura”, sipas padisë. Ajo pretendon se përveç Epsteinit, ajo ishte “e detyruar të kishte marrëdhënie seksuale me Princin britanik Andrew kur ishte e mitur”.

Megjithëse përfshirja e tij është mohuar zyrtarisht, Princi Andrew dihet që shpesh ka qenë i ftuar në festat e Epstein, dhe ka një foto të tij me të miturën Geoffrey duke u përqafuar dhe duke buzëqeshur.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan William, duke komentuar mbi vetëvrasjen tronditëse të Epsteinit, tha: “Qëndroni të sigurt se kjo çështje do të vazhdojë kundër kujtdo që ishte bashkëpunëtori i tij.

Asnjë bashkëpunëtor nuk duhet të flejë paqësisht. Viktimat meritojnë drejtësi dhe do ta marrin atë”.