“RREGULLO HARTËN E KOSOVËS”/ Florjan Binaj ka një këshillë për kolegët e tij në “Tv Klan” (FOTO) – AlpeGossip
“RREGULLO HARTËN E KOSOVËS”/ Florjan Binaj ka një këshillë për kolegët e tij në “Tv Klan” (FOTO)

“RREGULLO HARTËN E KOSOVËS”/ Florjan Binaj ka një këshillë për kolegët e tij në “Tv Klan” (FOTO)

Teksa shikonte parashikimin e motin në Televizionin “Klan” aktori i njohur Florjan Binaj ka vënë re një detaj që mesa duket na ka shpëtuar të gjithëve.

Harta e Kosovës e cila shfaqet në ekranin ku janë të vijëzuara edhe hartat e gjithë shteteve të tjera të Europës është akoma me “kufij të diskutueshëm” dhe jo të pavarur.

Flori thotë që vetëm Serbia dhe shtetet e tjera që ende nuk e kanë njohur, i quajnë ende si të diskutueshëm kufijt e Kosovës, të cilët në monitorin e parashikimit të motit shfaqen jo shumë të theksuar, në ndryshim nga kufijtë e shteteve të tjera.

“Një këshillë miqësore miqve kolegë tek “Tv Klan”. Rregulloni hartën e Kosovës si shtet të pavarur, jo si kufij të diskutueshëm.”- shkruan Flori mbi foton e postuar në InstaStory.

“Vetëm Serbia, shtetet që se kanë njohur ende dhe Google me Yahoo i quajnë ende si të diskutueshëm kufijtë e Kosovës”-thotë aktori.

“Mos e merrni për keq, është thjesht një këshillë shumë miqësore për një pakujdesi padashje”- shkruan Flori në mbishkrimin që shoqëron postimit të tij të fundit, duke mos dashur që kjo deklaratë e tij të merret me keqdashësi.