SHERRI MES KUSHËRIRAVE/ Anxhelina Hadërgjonaj zbulon më shumë përmes këtij mesazhi (FOTO) – AlpeGossip
SHERRI MES KUSHËRIRAVE/ Anxhelina Hadërgjonaj zbulon më shumë përmes këtij mesazhi (FOTO)

SHERRI MES KUSHËRIRAVE/ Anxhelina Hadërgjonaj zbulon më shumë përmes këtij mesazhi (FOTO)

U bënë disa javë që përflitet sherri mes dy kushërirave Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj, dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim nga palët.

Të paktën deri pak orë më parë, kur Anxhelina bëri një postim disi të dyshimtë që na zbuloi më shumë rreth marrëdhënies së saj me Beatrix-in.

“Njerëzit nuk e kuptojnë sa shpejt i ke dhënë makinës për ta, derisa parkon”, shkruan Anxhelina duke na bërë të kuptojmë se tashmë kanë marrë fund kohët kur bënte për kushërirën e saj.

Nuk e dimë me siguri nëse vërtet i dedikohet asaj ky mesazh, gjithsesi ky mbetet reagimi i parë i Anxhelinës që pas lajmit për prishjen e raporteve të dy kushërirave.

Pak kohë më parë u zbulua se “molla e sherrit” mes dy vajzave ishte bërë grimieri Ariel, me të cilin Anxhelina jeton në një shtëpi.

Duke qenë një personazh i njohur në SHBA, e veçanërisht i lidhur me familjen Kardashian, Beatrix i ka kërkuar Ariel-it ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak kushërirës së saj, Anxhelinës, e cila me sa duket është bërë xheloze për të ndarë mikun e saj të ngushtë me Beatrix-in.

“Iconstyle.al” kontaktoi nënën e Beatrix-it, por ajo nuk preferoi të japë asnjë koment, ndërsa këngëtarja Albërije Hadërgjonaj mohoi të ketë ndonjë konflikt mes dy kushërirave.