E PYESIN KUR DO MARTOHET/ Modelja shqiptare sapo e tha: Kur të më… (FOTO) – AlpeGossip
E PYESIN KUR DO MARTOHET/ Modelja shqiptare sapo e tha: Kur të më… (FOTO)

E PYESIN KUR DO MARTOHET/ Modelja shqiptare sapo e tha: Kur të më… (FOTO)

Xhesika Berberi është një ndër femrat më të komentuara të showbizit shqiptar dhe ndër më të ndjekurat në Instagram, të cilës jo rrallëherë fansat i kanë vënë në dukje ngjashmërinë e madhe me modelen me famë botërore, Gigi Hadid.

Xhesika është shpesh aktive në profilin e saj në Instagram, ku së fundmi ka shpërndarë në Instastory opsionin që ndjekësit ti bëjnë pyetje, të cilave ajo i është përgjigjur duke i ruajtur anonimitetin. Mirëpo, ka qenë Ermal Mamaqi ai që i ka bërë një pyetje, përgjigjen e të cilës askush nuk e priste.

Ermali e pyet modelen se kur do të martohet dhe ajo nuk ka vonuar me përgjigjen:

“Kur ta ketë shkruar Zoti”- ka shkruar Xhesika duke etiketuar Ermalin dhe duke lënë të kuptohet se e ka bërë ai pyetjen.