Megi Ndokaj feston 25-vjetorin/ Ja festa si në përralla (FOTO) – AlpeGossip
Megi Ndokaj feston 25-vjetorin/  Ja festa si në përralla (FOTO)

Megi Ndokaj feston 25-vjetorin/ Ja festa si në përralla (FOTO)

Megi Ndokaj është një nga modelet shqiptare që po korr sukses brenda dhe jashtë Shqipërisë. Bukuroshja që e nisi karrierën rreth 8 vite më parë, u bë shpejt pjesë e kopertinave të revistave prestigjoze shqiptare për të vijuar më pas edhe në setet fotografike të fotografit të mirënjohur Fadil Berisha.

Por nga fotot që ajo vetë ka ndarë me fansat në rrjetin social, duket se bukuroshja ka festuar 25-vjetorin e saj, dhe nuk mund të ndodhte një festë më e bukur se ajo në një jaht mes mikeshash dhe shëtitje në det.

Festa duket e organizuar bukur deri në detaje, teksa Megi shfaqet e mrekullueshme, me një palë rroba banjo të kuqe, mes tullumbacesh dhe lulesh.