“VISHET KEQ…”/ Sindi i kthehet Jasminës: Mos më thuaj që ka filluar të të pëlqej… – AlpeGossip
“VISHET KEQ…”/ Sindi i kthehet Jasminës: Mos më thuaj që ka filluar të të pëlqej…

“VISHET KEQ…”/ Sindi i kthehet Jasminës: Mos më thuaj që ka filluar të të pëlqej…

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena” në Top Channel. Ajo iu përgjigj pyetjeve pikante të Antonela Berishës, duke folur kështu edhe për vajzat e djemtë e reality show-t ku ishte pjesë edhe ajo.

Gjatë kësaj interviste, Jasmina u pyet se cila nga vajzat e programit vishej më keq. Ajo nuk ngurroi dhe menjëherë tha emrin e Sindit.

“Jo në shijet e mia ka qenë Sindi”, tha ajo. Por duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer Sindi Locit, e cila ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”. Ajo ka publikuar një fotografi ku tregon se fustanin që Jasmina kishte veshur mbrëmë, ajo e ka veshur që në dhjetor.

Tha se vishej më keq nga vajzat e “Për’puthen”,

“Jasssss, po kemi veshur dhe të njëjtin fustan…unë këtë e kam veshur në Dhjetor. Mos më thuaj që tani ka filluar të të pëlqejë stili i veshjes time. Të puth se ti e di që të kam xhan”, ka shkruar Sindi.

Megjithatë pas këtij ‘thumbi’ të lezetshëm, ende s’ka marrë një përgjigje nga Jasmina.