Ish-deputeti i Partisë Nacionaliste e Britanisë, Tommy Robinson ka publikuar aksidentalisht një video ku duket se humb durimin dhe i bërtet gruas.
Në postimet e tij në Instagram ishte shpërndarë imazhi i një hamburgeri me pulë, kur u dëgjua dhe momenti i bisedës me partneren.
Teksa ai po fliste për ushqimin, papritmas doli një ekran i zi ku Tommy dëgjohej që kishte mosmarrëveshje me gruan.
I tha dy herë që ti jepte karikuesin. Pas këtij momenti, ajo i tha që duhet ti kërkonte falje. Megjithatë nuk dihet se çfarë ndodhi derisa Tommy i bërtiti duke i thënë, “Ma jep atë dreq karikuesi.”
Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, kohët e fundit ka planifikuar të bëjë një turne në botë, gjatë të cilit shpreson të vizitojë SHBA dhe Australi.
Tommy Robinson ka qenë deputet i Partisë Nacionaliste të Britanisë në 2004-2005.