Moderatorja Klea Huta është në muajin e nëntë të pritjes së ëmbël dhe shumë pak ditë e ndajnë nga ardhja e bebushit në jetë.
Ajo dhe Elgit Doda do të bëhen prindër për herë të parë dhe çifti është në pritje të një djali, emrin e të cilit megjithëse e kanë zgjedhur, nuk e kanë treguar për publikun.
Klea Huta ka përgatitur gjithçka, që nga çanta e maternitetit e deri tek rrobat me të cilat i vogli do të kthehet në shtëpi.
Mirëpo, duket se bebushi po vononon më shumë sesa pritej dhe Kleas i është sosur durimi.
Këtë, ajo e ka treguar më së miri me një video të serialit të famshëm “Friends”, kur Rachel Green ishte shtatzënë dhe fëmija po vonohej.
Në çdo situatë, Rachel shfaqet me nerva dhe i vetmi që i duron nervat e saj është babai i fëmijës, Ross.
Duket se moderatorja ka gjetur veten në këtë video, ku i ka bërë tag Elgitit, duke lënë të kuptohet se po ia “nxin” jetën partnerit derisa djali të vijë në jetë.