HARROJENI BRUNE/ Nevina Shtylla bjonde do t’ju lërë gojëhapur (FOTO) – AlpeGossip
HARROJENI BRUNE/ Nevina Shtylla bjonde do t’ju lërë gojëhapur (FOTO)

HARROJENI BRUNE/ Nevina Shtylla bjonde do t’ju lërë gojëhapur (FOTO)

Nevina Shtylla është një ndër moderatoret më të dashura të ekranit dhe ndër më të ndjekurat në rrjetin social Instagram. Ajo ka fituar simpatinë e të gjithëve me moderimin e “Proçesit sportiv” dhe shumë shpejt do ta shohim në Top Channel në emisionin e ri të së dielës.
Ditën e sotme, ajo i është përgjigjur pyetjeve kurioze të fansave në Instastory, ku njëri prej tyre i kishte shkruar nëse mendon të bëhet ndonjëherë bjonde.

Nevina ka publikuar një foto të vjetër me flokët bjond dhe ka treguar se nuk ka ndërmend t’i bëjë më kurrë. Me siguri moderatorja i ka lënë të gjithë gojëhapur me foton e publikuar, pasi duket tërësisht si një person tjetër.
“Që ta mbyllim njëherë e mirë këtë temë. JO MË! Hera e parë dhe e fundit. Katastrofë.”- ka shkruar Nevina krahas fotos.