Ermal Mamaqi, moderatori i dashur i shqiptarëve, është një personazh goxha aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh bën postime si nga jeta tij personale por dhe gjithashtu nga ajo profesionale.
Kohët e fundit kemi vënë re një ”fiksim” të moderatorit me aktorin Irgen Cela të cilin herë pas here e konsideron si atë personazhi që mban ”Portokallinë”.
Më parë, nga ana e moderatorit kemi parë postime, foto dhe video ku Ermali ndodhet së bashku me Irgenin duke parë ”Portokallinë” dhe i referohet atij si aktori që mban ”Portokallinë”.
Sot, para pak minutash, moderatori postoi një foto shumë humoristike ku tregon trupin e një mashkulli tepër muskuloz të cilit i është vendosur fytyra e Irgenit dhe mban një portokall në dorë. Ermali e ka shoqëruar foton me përshkrimin: Nuk është e lehtë të mbash Portokallinë…
Fotoja ka shkaktuar shumë humor dhe si fansat ashtu dhe personazhet e njohur, nuk i kanë kursyer komentet pozitive të mbushura me të qeshura. /AlpeGossip.al