GATI LISTËN/ Ja 6 ngjyrat që do të bëjnë namin në modë gjatë vitit 2019 – AlpeGossip
GATI LISTËN/ Ja 6 ngjyrat që do të bëjnë namin në modë gjatë vitit 2019

GATI LISTËN/ Ja 6 ngjyrat që do të bëjnë namin në modë gjatë vitit 2019

Nga çantat, këpucët tek fustanet ju kemi mësuar se cilat do të jenë trendet kryesore përgjatë 2019-ës. Tani është koha, për një leksion të mirë për ngjyrat që do të shohim kudo gjatë pranverës dhe verës së 2019-ës.

Ngjyra rozë

Ngjyrat e ëmbla do të mbizotërojnë gjatë 2019-ës, sidomos roza. Investoni në një xhaketë në ngjyrë rozë të hapur dhe kombinojeni me xhinse apo edhe me aksesorë të ndryshëm.

Jeshile e errrët

Asnjëherë nuk gabon nëse vishesh me ngjyrën jeshile të errët. Nëse ke dëshirë, për një ‘look’ edhe më klasik atëherë kërko për ngjyrën “khaki” dhe do dukesh yll.

E verdha

Nëse e përqafuat këtë trend përgjatë 2018-ës, atëherë po ju japim lajmin e mirë se këtu do të jetë edhe gjatë 2019-ës.

Korale

Ok, ju prezantojmë zyrtarisht me ngjyrën e vitit! Ngjyra korale është perfekte sepse kombinohet me gjithçka. Zgjidhni një bluze të tejdukshme siç në foto, për t’i dhënë edhe më shumë gjallëri pamjes tuaj.

Blu

Ngjyra blu pati një shkëlqim gjatë 2018-ës falë familjes mbretërore dhe nuk do të ikë askund! Nëse nuk zgjidhni fustanin ose bluzen në ngjyrë blu, atëherë sigurohuni që t’i keni këpucët apo aksesorët të kësaj ngjyrë.

Kafe

Ngjyra kafe do të jetë kryefjalë jo vetëm gjatë dimrit, por edhe në pranverë dhe në verë. Shikoni për materiale të ndryshme si mëndafshi, pambuku apo lëkura në ngjyrë kafe, për të qënë në rregull me stilin e këtij viti.